Lajçaku vjen në Kosovë, pritet të takohet me Bislimin
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të vijë sot në Kosovë, shkruan Periskopi.
Ai pritet të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet tek Qeveria rreth orës 18:00.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Lajçak së fundmi është takuar me kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviq, me të cilin tha se kanë diskutuar për çështjen e dialogut.