Kurti kërkoi sërish zgjedhje, deputetja e LDK`së: Partia në pushtet në panik …
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së djeshme sërish ka kërkur nga opozita që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, shkruan Periskopi.
SipAs saj Kurti, ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes së brendshme duke ia numëruar një nga një dështimet e tij në këtë mandat qeverisës.
“Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Ja reagimi i saj i plotë:
Loja e dështuar e Kryeministrit të dorëzuar
Asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tendera njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë.
Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni.