Keq e më keq – Edhe një raport ndërkombëtar flet për zullumin e Qeverisë ndaj mediave në Kosovë

Keq e më keq – Edhe një raport ndërkombëtar flet për zullumin e Qeverisë ndaj mediave në Kosovë

Është publikuar edhe një raport sa i përket lirisë së mediave në Kosovë e ku këtu sërish Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje akuzohen për zullumin ndaj mediave në Kosovë, shkruan Periskopi.

Raporti është publikuar nga raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Liri të Mendimit dhe Shprehjes, Irene Khan, e cila ishte në një mision fakt mbledhës në Kosovë.

Cilat janë gjetjet kryesore. Juristja e mediave, Flutura Kusari ka publikur në faqen e saj në Facebook raportin e plotë dhe disa nga gjetjet kryesore.

“Sulmi ndaj Valon Syles, sulmet ndaj gazetareve nw veri, padite kundër gazetarëve ,tentim mbyllja e Klan Kosova, emërimi i një anëtari/anëtare në KPM që nuk plotëson kriterin e pavarësisë politike, Projektligji problematik për KPM, emërimi i drejtorit të televizionit në RTK, kampanjat denigruese kundër gazetarëve nga profilet publike”, ka shkruar ndwr tw tjera Kusari.

Njoftimi i saj i plotë dhe linku i raportit:

Raportuesja Speciale Kombeve te Bashkuara per Liri te Medimit dhe Shprehjes, Irene Khan, ka qene ne Kosove per nje mision faktmbledhes. Raportin e paska publiku dhe gjetjet jane shqetesuese. Ky eshte raporti i peste ndekrombetar qe e kritikon vendin tone ne fushen e lirise se medias. Raporti do te prezantohet ne Keshillin per te Drejta te Njeriut te Kombeve te Bashkuara ne sesionin qe nise sot.

Shpërndaje në: