Tahiri – Kurtit: Të shkoi mandati me rima

Tahiri – Kurtit: Të shkoi mandati me rima

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në atë që çfarë i ka dhënë kuptim 17 shkurtit, shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Tahiri ka përmendur njohjet e shtetëisisë si dhe themelimin e Ushtrisë.

Ai i ka thënë Kurtit të përfundojë ndonjë projekt sepse i shkoi mandati katër vjeçar me rima.

“17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima”, ka shkruar Tahiri në Facebook, të hënën.

Përndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje e ka paraqitur opozitën që “nuk i dëshiron zgjedhjet”, duke shtuar se më 2025 do të shtyhen ato e “opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”.

Shpërndaje në: