Osmani e takon homologun e saj finlandez: Mik i Kosovës, do të punojmë ngushtë për ta avancuar rrugëtimin tonë euro-atlantik
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Zvicër homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.
Osmani shkroi në Facebook se Stubb është “mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës” dhe se me të do të punojë ngushtë.
“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb”, shkroi Osmani në Facebook.
“Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik. “, shtoi presidentja.
Osmani shkoi në shtetin helvetik për të marrë pjesë në një samit paqeje për Ukrainën.