Kombëtarja e Ukrainës me video emocionuese para debutimit në “Euro 2024”
Skuadra e futbollit e Ukrainës, në Gjermani për Euro 2024, nënvizoi ndikimin shkatërrues të luftës në vend në një video – thirrje drejtuar tifozëve.
Në një video emocionuese të shpërndarë nga organi qeverisës i futbollit të Ukrainës, 13 lojtarë treguan efektin shkatërrues të luftës në vendin e tyre.
Fituesi i Topit të Artë dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Shevchenko tha se mesazhi kryesor është se futbolli dhe lufta nuk janë të ndara.
“Nuk ka asnjë futbollist ukrainas, qytet, stadium, shesh lojërash apo fëmijë të paprekur nga lufta. Ne jemi këtu në EURO 2024 falë njerëzve të jashtëzakonshëm që luftojnë për lirinë tonë, duke përfshirë qindra mijëra tifozë futbolli, të cilët më mirë do të ishin në tribuna në vend të vijës së parë”, tha Shevchenko.
Ekipi i futbollit i Ukrainës do të zhvillojë ndeshjen e parë të turneut kundër Rumanisë me fillim nga ora 15:00.