Autoburgjet për Shërbimin Korrektues të Kosovës janë gati: Kosova porosit automjete për bartjen e të burgosurve te kompania që e prodhoi “Shotën”
Kështu së paku kanë bërë të ditur nga kompania “Timak” në Shqipëri e cila ka publikuar kohë më parë një video të “autoburgut” të cilën thonë se e ka porositur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Autoburgjet për Shërbimin Korrektues të Kosovës janë gati”, është shkruar sipër videos.
Ndërkaq një nga punëtorët e kompanisë ka treguar detajet e këtij “autoburgu”.
“Projekti i autoburgjeve të Kosovës sapo përfundoi. Kemi bërë të mundur shtrimin e dyshemesë, veshjen dhe izolimin anësor, kemi bërë sistemin elektrik, vendosjen e disa spoteve këtu, kemi vendosur ventilatorin, sobën ngrohëse, sediljet që s’mund të mungonin, mos të harrojmë kemi vendosur edhe fenelinat”, tha ai.
Disa ditë më parë, kjo kompani ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake të prodhuar në Shqipëri që është pagëzuar “Shota”.