“EURO 2024” vazhdon edhe sot me tri ndeshje interesante

“EURO 2024” vazhdon edhe sot me tri ndeshje interesante

Kampionati Evropian do të vazhdojë edhe sot, me tri ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Ditën e sotme në fushë do të zbresin dy Kombëtare nga Grupi D dhe katër të tjera nga Grupi E.

Ndeshja e parë në program për t’u luajtur është ajo mes Rumanisë dhe Ukrainsë që zhvillohet në Munich me fillim nga ora 15:00.

Ndërkohë në Frankfurt me fillim nga ora 18:00 në fushë zbret Belgjika, një nga skuadrat favorite për të fituar “EURO 2024” dhe do të përballet me Sllovakinë.

E sigurisht që ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme do të zhvillohet në Dusseldorf me fillim nga ora 21:00.

Austria do të përballet me favoritin kryesor, Francën

Shpërndaje në: