Mbyllet pjesa e parë: Anglia në epërsi ndaj Serbisë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian.
45 minutat e parë në Gelsenkirchen u mbyllën në epërsi minimale 0:1 të Anglisë.
Ishte Jude Bellingham që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 13-të të takimit.
Një harkim i Bukayo Sakas e gjeti kokën e mesfushorit të Real Madridit i cili e dërgoi topin në rrjetë.