Krasniqi: Kjo festë na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin

Krasniqi: Kjo festë na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit për çka tha se kjo festë e paqes na i kujton posaçërisht ata që janë në nevojë.

Në një postim të bërë në Facebook, Krasniqi ka uruar që kjo ditë të sjellë rehati e begati në familjen e secilit.

Postimi:

Kurban Bajrami, si një festë e paqes, na e rikujton gjithmonë rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin, posaçërisht për ata më në nevojë.

Gjithmonë kanë qenë këto vlera që i kanë begatuar jetërat tona, por edhe kanë ndihmuar përparimin e popujve dhe mbarë njerëzimit.

Prandaj, edhe sot e tutje, le të jenë këto atribute që na prijnë në rrugën drejt realizimit të aspiratave dhe ëndrrave tona të reja si individë, si shoqëri dhe si shtet.

Uroj që kjo ditë e veçantë të ju sjellë rehati, begati dhe lumturi në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja.

Gëzuar Kurban Bajramin!

 

Shpërndaje në: