“Edhe ky është një kriminel lufte që s`e kanë kapur akoma”: Rama takon rastësisht Xhavit Haliti dhe tallet me Specialen

“Edhe ky është një kriminel lufte që s`e kanë kapur akoma”: Rama takon rastësisht Xhavit Haliti dhe tallet me Specialen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është tallur keq me Gjykatën Speciale.

Derisa ka realizuar një video për promovimin e një biznesi kosovar në Tiranë, kryeministri shqiptarë ka takuar deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti, i cili është edhe nder themeluesit e UÇK-së.

Në shaka Rama ka thënë se Haliti është një kriminel lufte që nuk është kapur akoma.

Duke u përshëndetet me Halitin, ai disa herë e përsërit këtë fjali.

“Edhe ky është një kriminel lufte. Ky është një kriminel lufte që nuk e kanë kapur akoma. Kriminel lufte akoma i pa kapur”, ka thënë Rama, duke buzëqeshur.

Kjo shaka duket se i ka pëlqyer edhe deputetit Haliti, i cili ofrohet duke e përqafuar kryeministrin Rama.

S🤩MA Piramida🫶
Shije Prishtine në Tiranë👌
#Class #TopMusic #SpecialDrinks #UniqueFood #BeautifulPeople

Posted by Edi Rama on Friday, June 14, 2024

Kryeministri Rama  e ka kritikuar vazhdimisht Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si të padrejtë.

Ai ka vizituar edhe ish-krerët e UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.

Shpërndaje në: