Vdes në moshën 26-vjeçare portieri i Malit të Zi, vetëm 10 ditë më parë gëzoi kombin e tij
Radiotelevizioni i Malit të Zi (RTCG) ka dhënë lajmin e tmerrshëm mëngjesin e sotëm (e shtunë) për shkak se ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare portieri i kombëtares së tyre, Matija Sarkic.
Siç pretendojnë mediat nga Mali i Zi, Sarkic është sëmurë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Budva, miqtë e tij kanë thirrur menjëherë ambulancën, por portieri 26-vjeçar nuk ka mundur të shpëtojë.
Sarkic ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në orën 06:30, dhe publiku malazez është në shok pasi vetëm pak ditë më parë ka lënë përshtypje me mbrojtjen e tij në ndeshjen me Belgjikën, kur u munden 2-0.
— RTCG (@RTCGme) June 15, 2024
Malazezët e festuan paraqitjen e tij, duke menduar se do të kishin një portier për dekadën e ardhshme, por ai vdiq vetëm pak ditë më vonë.
Policia ndodhet në vendngjarje, po hetohen të gjitha rrethanat, por me shumë gjasa bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Sarkic ishte anëtar i Millwallit, dhe më herët ai mbrojti për shumë skuadra angleze si Wolves, Stoke, Birmingham, Aston Villa dhe Shreësbury.
Heartbreaking news this morning that Millwall and Montenegro goalkeeper Matija Sarkic has tragically passed away at the age of 26.
Rest in peace 🌹 pic.twitter.com/WpI92Si0lk
— Footy Accumulators (@FootyAccums) June 15, 2024