Gjermania e shkollon Skocinë, e fillon “Euro 2024” me fitore bindëse
Gjermania e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian.
Të përzgjedhurit e Naggelsmann, shënuan fitore në ndeshjen hapëse ndaj Skocisë, me rezultat bindës 5-1.
Golat për gjermanët i shënuan: Wirtz, Musiala, Havertz, Fullkrug dhe Can.
Kurse, Rudiger shënoi autogol, duke ja dhuruar të vetmin gol skocezëve.