Blair i shkruan Kurtit pas vizitës: E ardhmja e shtetit të bukur të Kosovës është e ndritur, pres të vijë përsëri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar letrën që ish-kryeministri britanik, Toni Blair ia ka drejtuar atij pas vizitës që e pati në vendin tonë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në fund të letrës Blair thotë se “E ardhmja e Kombi i bukur i Kosovës është i ndritshëm”.
“Duke mbyllur një javë historike për vendin tonë, duke festuar 25-vjetorin e çlirimit dhe paqes sonë, doja të falënderoja të gjithë për fjalët e tyre kuptimplota dhe të ndaja një mesazh nga një prej miqve të dashur të vendit tonë, kryeministri Toni Bler: “E ardhmja e Kombi i bukur i Kosovës është i ndritshëm”, shkroi Kurti në rrjetin social X.
I dashur Albin,
Doja t’ju falënderoja shumë për kohën tuaj dje. Ishte kënaqësi të takohesha me ju gjatë vizitës sime në Kosovë gjatë kësaj jave historike dhe isha shumë i lumtur që mora dhuratën e çmuar.
Ishte një nder i vërtetë të vizitoja Kosovën për të shënuar rastin e rëndësishëm të Çlirimit. Miqësia e popullit të Kosovës ka rëndësi të madhe për mua. E ardhmja e kombit të bukur të Kosovës është e ndritshme dhe mezi pres të kthehem sërish një ditë.
Mezi pres të takohemi përsëri së shpejti.
Wrapping up a milestone week for our country, celebrating the 25th anniversary of our liberation and peace, I wanted to thank everyone for their meaningful words and share a message from one of our country’s dear friends, Prime Minister Tony Blair: “The future of the beautiful… pic.twitter.com/sFvRuRgp43
— Albin Kurti (@albinkurti) June 14, 2024