Konjufca paditë Natyra Kuçin e PSD-së për shpifje: Dëmshpërblimi i kësaj padie do të shkojë si donacion

Konjufca paditë Natyra Kuçin e PSD-së për shpifje: Dëmshpërblimi i kësaj padie do të shkojë si donacion

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dorëzuar padi ndaj Natyra Kuçit të PSD-së në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar avokatja Arbnora Pireva Dervisholli e cila ka thënë se aktivistja e PSD është paditur për shpifje

“E konfirmojmë deponimin e padisë për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Natyra Kuçit sa i përket deklarimit të saj se si aktivistët e LVV pasurohen kaq shpejt e me saktë Glauk Konjufca. Dëmshpërblimi i kësaj padie do të shkojë si donacion bamirësie”.

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, më herët kishte deklaruar se Konjufca ishte pasuruar shumë shpejt dhe se kishte në pronësi “gjashtë banesa” dhe se baba i tij “tri banesa”.

“Kurrkush nuk kish prit që Glauk Konjufca i bon gjashtë shpija e baba i vet tri e na s’thojmë kurrgjë. Domethënë një pasurim kaq i shpejtë. Gjashtë banesa Glauku, ndërsa tri baba i vet me vlerësimin e fundit që është bërë”, kishte thënë Kuçi.

Shpërndaje në: