Mustafa: 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës disa e shfrytëzuan për ta sulmuar dhe denigruar figurën e Rugovës
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me manifestimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës me 12 qershor, pasi emri i Ibrahim Rugovës ka zënë hapësirë nëpër studio televizive. Mustafa në reagimin e tij.
Ish-kryeministri Mustafa tutje ka thënë se Rugova s’ka nevojë të mbrohet nga askush, meqë atë e mbron vepra e tij. Mustafa duke i reaguar zyrtarit të lart të PDK, Xhavit Halitit. Ai në një postim në Facebook u shpreh se 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës disa e shfrytëzuan për ta sulmuar dhe denigruar figurën e Rugovës.
“25 vjetorin e çlirimit të Kosovës disa e shfrytëzuan për ta sulmuar dhe denigruar figurën presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili i vuri themelet e çlirimit dhe të pavarësisë. Për Rugovën nuk folën ata që do duhej të flisnin. Disa kanë vdekur, disa nuk u ftuan të flasin, disa nuk janë aty ku është mikrofoni e disa po bëjnë politika ditore me emrin dhe figurën e tij për interes të tyre…”– ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë: