Emisari gjerman Sarrazin përsëri në rajon, Vuçiq e pret në Beograd dhe tregon për çfarë kanë biseduar

Emisari gjerman Sarrazin përsëri në rajon, Vuçiq e pret në Beograd dhe tregon për çfarë kanë biseduar

Emisari gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, po qëndron për një vizitë tjetër zyrtare në Serbi. Ai sot është takuar me presidentin serb, Aleksander Vucic, i cili ka njoftuar edhe për atë se çfarë kanë biseduar, shkruan Express.

Vuçiq në llogarinë e tij në “Instagram” ka thënë se kanë pasur një bisedë të hapur dhe direkte për situatën në rajon, marrëveshjet e dialogut që s’po zbatohen dhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“E ritheksova se Gjermania dhe bashkësia ndërkombëtare në Serbi kanë një partner të besueshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, forcimin e bashkëpunimit dhe prosperitetit rajonal, por se mbrojtja e interesave kombëtare të shtetit dhe popullit serb do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”, ka shkruar Vuçiq.

Nuk dihet ende nëse Sarrazin do ta vizitojë edhe Kosovën.

Share Now

Shpërndaje në: