Ambasadori i Kosovës në Bruksel reagon pas deklaratës së Hillit: S’mund të ketë normalizim pa njohje reciproke

Ambasadori i Kosovës në Bruksel reagon pas deklaratës së Hillit: S’mund të ketë normalizim pa njohje reciproke

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se s’mendon që Serbisë duhet t’i kërkohet njohja e Kosovës si kusht për hyrje në BE. Hill dje ka thënë se BE-ja po kërkon normalizim mes dy shteteve.

Bajrami në reagimin e tij ndaj diplomatit amerikan ka thënë se synimi i dialogut është normalizimi dhe se pa njohje reciproke s’mund të arrihet diçka e tillë.

“Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet #Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami, duke potencuar se kjo gjë është e qartë dhe e thjeshtë.

Lidhur me temën e njohjes reciproke dhe qëndirmin amerikan për Gazetën Express kanë folur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga DASH kanë thënë se synimi afatgjatë i politikës amerikane është fundi me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Shpërndaje në: