Pas SHBA-së, reagon edhe Gjermania: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë përfshin njohjen reciproke
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë një reagim mbrëmë vonë pas deklaratave të ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili ka thënë se s’mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE.
Rohde ka rikujtuar deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz i cili theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë përfshin njohjen reciproke.
“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të Kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor ’22 për normalizimin përfshirë njohjen reciproke. Kjo ende qëndron: Rruga është aty: Zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde në platformën X.
Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e kancelarit Scholz.
LEXO EDHE:
DASH: Synimi afatgjatë i politikës amerikane është fund me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë