Ambasadori italian: Çështja e hapjes së Urës të Ibrit me qëllime politike dhe zgjedhore

Ambasadori italian: Çështja e hapjes së Urës të Ibrit me qëllime politike dhe zgjedhore

Ambasadori dhe diplomati italian, Antonello De Riu ka thënë se çështja e rihapjes së Urës së Ibrit është duke u bërë për qëllime politike, simbolike dhe elektorale.

Ai në Tëvë1 ka deklaruar se në këtë pjesë kanë dyshime të mëdha dhe shpreson që autoritetet e Kosovës t’i marrin parasysh kërkesat e aleatëve.

“Ura nuk është e mbyllur, është e qarkullueshme qetësisht në këmbë. Ka qytetarë të etnisë serbe që shkojnë në pjesën jugore për Pazar, por ka edhe të jugut që shkojnë veri. Edhe unë eci lirshëm në atë urë, thjeshtë trafiku automobilistik nuk funksionon…Unë mendoj se kjo është pikërisht ky shembulli klasik, që të marrim një shembull qysh është rihapja e urës me qëllime tipike politike, simbolike dhe elektorale. Këto kemi dyshime të mëdha, i kemi shpreh… dhe shpresoj që autoritete e Kosovës të i marrin parasysh…”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: