Ymeri për mosmiratimin e Kodit Civil: Është një dështim i madh i qeverisë Kurti

Ymeri për mosmiratimin e Kodit Civil: Është një dështim i madh i qeverisë Kurti

Analisti Visar Ymeri, sa i përket Projektkodit Civil, ka thënë se është kritik ndaj qeverisë për mënyrën se si “po e menaxhon” procesin.

Ai ka thënë se kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë po flasin për të, por se në praktikë nuk “ka kurrfarë lëvizje”.

“Vazhdimisht e përmendin, vazhdimisht e hapin si temë dhe pastaj nuk ndërmarrin asgjë”.

Ai ka thënë se është një dështim i madh i qeverisë mosmiratimi i Projektkodit Civil.

“Kryeministri Kurti me gjithë popullaritetin dhe votën që ka me gjithë atë grup parlamentar, nuk ka arritë me kalu një ligj për të cilin ai ka thënë që është jashtëzakonisht i interesuar ta kalojë. Ky është dështim në menaxhim të situatave politike”.

Ymeri tutje ka thënë se për këtë përgjegjësia politike është e domosdoshme.

“Përgjegjësia nuk mendoj se është e deputetëve individual, por e kreut të qeverisë, sepse nuk ka ditë me e menaxhu situatën ashtu siç duhet në mënyrë që kjo të kalojë”, ka thënë Ymeri./Dukagjini

Shpërndaje në: