Begaj pritet nga Xhaferi: Shqiptarët janë faktor vendimtar në formimin e shtetit të Maqedonisë e Veriut
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Begaj e përgëzoi Xhaferin për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime.
Tutje, presidenti shqiptar përmes një postimi në Facebook thotë për kryeministrin shqiptar, se vizioni i tij, dhe përkushtimi i tij tregon sërish se shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut.
Postimi:
Me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
E përgëzova për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime.
Vizioni, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij tregojnë sërish se shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut.
Çdo tullë që vendosim në murin e arritjeve tona është hapi drejt një të ardhme të ndritur dhe do të jetë gjithmonë e mirëpritur.