“Hyrje në sistemet kompjuterike”, Prokuroria Speciale arreston dy persona

“Hyrje në sistemet kompjuterike”, Prokuroria  Speciale arreston dy persona

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ndalur dy persona të dyshuar për veprat penale – hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrimi dhe shpërlaja, shkruan Periskopi

Sipas një njoftimi për media, ata janë ndaluar për 48 orë.

“Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 327 i KPRK-së, Mashtrimi nga neni 323, si dhe Shpërlaja e parave nga neni 302 i KPRK-së. Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura” thuhet në njoftim.
.

Shpërndaje në: