“U përleshëm, e shtyva në ujë”: Bashkëshorti tregon si ia mori jetën Shqiponja Isufit në Zvicër

“U përleshëm, e shtyva në ujë”: Bashkëshorti tregon si ia mori jetën Shqiponja Isufit në Zvicër

Në Gjilan, më datë 25 shtator të vitit 2022, u vra nga bashkëshorti i saj, Shqiponja Isufi, e cila jetonte në Zvicërr, St. Gallen.

Të mërkurën, u mbajt procesi gjyqësor, dita e tretë, ku bashkëshorti pranoi fajin, por e refuzoi kualifikimin e krimit si “vrasje e rëndë”, dhe vazhdoi ta përshkruaj si ka ndodhur rasti, raporton Albinfo.ch.

Bashkëshorti saj, para procesit gjyqësor dhe Gjykatës së Qarkut Baden AG, tha se gruaja e tij kishte lidhje jashtëmartesore me dikë tjetër, dhe se ky nuk ishte në dijeni.

“Nuk kishte asnjë shenjë për këtë përveç sjelljes së saj të ndryshuar me ndryshime të rënda të disponimit, në muajt para se të ndodhte krimi”, tha ai.

I pandehuri tregon se kishte kamera në çdo cep të shtëpisë, e përcillte me gjurmues, sepse gruaja e tij kishte frikë nga hajdutët.

Pasi u pyet si ndodhi rasti i krimit, i pandehuri vazhdon në shpjegim. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të shtatorit, më datë 25, viti 2022. Sipas dëshmisë së tij, i akuzuari është zgjuar dhe ka parë gruan e tij të shtrirë në vaskë dhe me celular, ku i pandehuri ka shprehur se ai ka parë skena eksplicite mes gruas së tij edhe dikujt tjetër, në deklaratën e tij të atij viti.

“Sikur të më kishte goditur korrenti”, tha i pandehuri kur u pyet për reagimin e tij, ajo donte të ma hiqte celularin nga duart, e gjatë përleshjes ramë të dy në vaskë duke u përleshur, unë e shtyva në ujë, dhe ajo ndaloi së lëvizuri, tha i pandehuri para procesit gjyqësor.

Sipas prokurorisë ai ka dashur të simulojë vetëvrasjen e gruas së tij, duke hedhur tharësen e flokëve në ujë, dhe e kyçi atë në korrent. Por, i pandehuri pranon se ishte një çast paniku, dhe se ai nuk donte që ta vriste, duke pretenduar se nuk kishte ndjenja zemërimi apo xhelozie, ka shkruar albinfo.ch

Shpërndaje në: