Vitamina B mund të ketë efekte mbrojtëse nga ndotja e ajrit

Vitamina B mund të ketë efekte mbrojtëse nga ndotja e ajrit

Shkencëtarët e përfshirë në studim thanë se efekti është i vërtetë por theksojnë edhe kufizimet e punës së tyre.  Vazhdimi i studimeve është urgjentisht i nevojshëm në vendet ku ajri i ndotur është në gjendje shumë të keqe si Beijing ose Meksiko, thonë ata, shkruan BBC.

Derisa ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut është bërë shkak për shqetësim tek të gjithë njerëzit nga e gjithë bota, akoma nuk është plotësisht e kuptueshme mekanika se si ajri i ndotur i bënë njerëzit të sëmurën.

Bazuar ne Organizatën Botërore të Shëndetit ( WHO) mbi 90% e popullatës së botës jetojnë nëpër zona ku ndotja e ajrit kalon edhe udhëzimet e sigurisë. Një prej ndotësve që konsiderohet më i rrezikshëm është grimca shumë e imët, e quajtur PM2.5, e cila grimcë ka një diametër më të vogël se 2.5 mikrometra.

Këto grimca komplekse vijnë nga makinat me naftë, djegia e drunjve në sobë dhe  nga një produkt i reaksioneve kimike në mes të gazeve të tjera ndotëse, tw cilat mund të ndikojnë thellë në mushkëritë e njeriut dhe të kontribuojnë në çështjet e mushkërive dhe të shëndetit të zemrës tek të rinjtë dhe të vjetrit. Mirëpo, hulumtuesit tashmë kanë zbuluar se disa përbërës mund ta ndalojnë disi një proces të tillë.

Një ekip ndërkombëtar  i shkencëtarëve kërkuan për të parë nëse ekspozimi ndaj përqendrimeve të PM2.5 mund të lehtësohet nga konsumimi i përditshëm i vitaminës B  që përmban 2.5mg  të acidit folik, 50mg të vitaminës B6, dhe 1mg të vitaminës B12, transmeton Kosovapress.

Dhjetë vullnetarë u testuan fillimisht  duke iu ekspozuar pastrimit të ajrit të cilëve u dha  një placebo për të matur përgjigjet e tyre themelore. Të njëjtët vullnetarë u testuan më vonë me doza të mëdha të vitaminave B derisa iu ekspozuan ajrit që përmban nivele të larta të PM2.5.

Studiuesit zbuluan se një vitaminë B në katër javë kufizon efektin PM2.5 në mes të 28-76% në dhjetë vende të gjeneve. Ata gjetën një reduktim në ndikimin mbi ADN mitokondriale, pjesët e qelizave që gjenerojnë energjinë. “Mendoj se vitaminat B janë një shpresë që potencialisht mund të shfrytëzohen si një trajtim individual për të minimizuar ndikimet e ndotjes së ajrit”, tha Jia Zhong, nga Universiteti i Hardvardit, i cili edhe e udhëhoqi studimin.

Shpërndaje në: