EURO 2024 po vjen: A ka gjasa Shqipëria përballë Italisë? – Flet ish futbollisti i Prishtinës, Kushtrim Mushica

EURO 2024 po vjen: A ka gjasa Shqipëria përballë Italisë? – Flet ish futbollisti i Prishtinës, Kushtrim Mushica

EURO 2024 ka qenë temë diskutimi sot në Periskopi pod-cast, i ftuari i radhës ishte Kushtrim Mushica, ish-futbollist i FC Prishtinës. 

Ai ka komentuar lojën e parë që do të zhvilloj Shqipëria me Italinë.

Mushica për Periskopin ka thënë se e sheh Shqipërinë si një kundërshtare të fortë, përballë Italisë e cila sipas tij nuk është në gjendjen e saj më të mirë.

“Sa i përket kombëtares shqiptare e cila për here të dytë është pjesëmarrëse në evropian… Këtë here e kemi një gjeneratë shumë të mire e cila me shumë meritë është kualifikuar.

Nëse do të kemi një start të mire do të kemi kundërshtarë Italinë i cili është një ekip jo në formën më të mire, nuk e kanë ndoshta edhe një grup aq të mire, nuk janë të pa kalueshëm.

Edhe pse i kemi kampion aktual. Por që, unë Shqipërinë e shoh ndoshta përballë IItalisë si një kundërshtarë të fort.”– u shpreh ai./Periskopi

Shpërndaje në: