Mitrovicasit nuk e ndjejnë ende lirinë e plotë

Mitrovicasit nuk e ndjejnë ende lirinë e plotë

Derisa nëpër qytete të ndryshme të Kosovës po shënohet 25 vjetori i përfundimit të luftës në Kosovë, qytetarët shqiptarë të veriut, por edhe të Mitrovicës në përgjithësi, nuk e ndjejnë aromën e plotë të lirisë, për shkak se siç thonë ata, qyteti i tyre nuk është çliruar plotësisht asnjëherë dhe vazhdon të mbetet i okupuar.

Sipas tij, jeta e shqiptarëve në atë pjesë të vendit që 25 vite vazhdon të jetë ende e vështirë.

Ai tha se aroma e lirisë që ndihet në Prizren, nuk është e njëjtë edhe në Mitrovicën Veriore.

Edhe Maliq Sylejmani, një banor tjetër nga veriu i këtij qyteti, theksoi se i mungon ndjesia e festës së çlirimit të Kosovës, për shkak të rrethanave që ekzistojnë në qytetin e Mitrovicës.

Në anën tjetër, Halit Barani, kryetar i KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka potencuar se mitrovicasit nuk kanë pse t’i gëzohen çlirimit, sepse qyteti i tyre nuk është çliruar ende.

Sipas tij, pjesa e okupuar e Mitrovicës nuk çlirohet me polici, por duhet një zgjidhje politike dhe mbështetje ndërkombëtare.

Derisa për këta të fundit tha se po vazhdojnë ta mbajnë peng hapjen e urës kryesore të Ibrit, ai fajësoi të gjitha qeveritë e deritashme se nuk kanë punuar si duhet në këtë drejtim, por vetëm për interesa të tyre personale.

Ndryshe, më 12 qershor 1999 në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe nisi largimi i forcave serbe, ndërsa qytetarët po festonin nëpër rrugë lirinë, edhe pse zyrtarisht lufta përfundoi dy ditë më herët, në ditën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244. /Kosovapress

Shpërndaje në: