Rifat Jashari i emocionuar: Më i kënaqur s’kam qenë kurrë që e arritëm çlirimin e Kosovës

Rifat Jashari i emocionuar: Më i kënaqur s’kam qenë kurrë që e arritëm çlirimin e Kosovës

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Jashari për EO, ka thënë se për këtë ditë është derdhur shumë gjak.

Ai ka thënë se më i kënaqur nuk ka qenë asnjëherë pasi ka arritur ta gëzojë çlirimin e Kosovës.

“Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës është derdhur gjak por është paguar ata gjak, dhimbje s’ka veç krenari. Urime gjithë shqiptareve kudo qe janë”, ka thënë Jashari.

Shpërndaje në: