Emocione e krenari, në Ditën e Çlirimit parakalojnë njësi të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës
Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës sot në mesditë po ngjarja kryesore, parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë miq të Kosovës, si William Walker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë.
E në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës do të ekspozohen sisteme armatimi që deri më tash nuk janë parë nga publiku.
Ceremonia për Ditën e Çlirimit po përcillet nga numër i madh i qytetarëve në shesh.
Para nisjes së parakalimit, fjalë rasti mbajtën presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.