Konjufca: Lufta e UÇK-së në krye me Adem Jasharin, mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë të re
Kryeparlamentari Glauk Konjufca në seancën solemne me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të vendit tonë tha se kur e festojmë 12 Qershorin, e kemi domosdoshmëri etike që të reflektojmë mbi historinë, sepse siç tha ai, ajo për popullin tonë ka qenë vërtetë e vështirë.
Konjufca u shpreh se 12 Qershorin do ta festojmë përherë si ngadhënim mbi të keqen e si ditë të fitores së drejtësisë mbi padrejtësisë.
Tutje, ai u shpreh se lufta e UÇK-së në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin do të mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë të re.
“Kur e kremtojmë 12 Qershorin, ditën e Çlirimit të Kosovës, e kemi domosdoshmëri etike që të reflektojmë mbi historinë, se ajo për popullin tonë ka qenë vërtetë e vështirë”.
“Prandaj, ta kujtojmë të shkuarën, e të mos e harrojmë të vërtetën, nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin, por për ne gjithmonë e shohim pajtimin vetëm si rezultat të drejtësisë, ne kujtojmë dhe do të kujtojmë gjithmonë sepse duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë më”.
“12 Qershorin do ta festojmë përherë si ngadhënim mbi të keqen, si ditë të fitores së drejtësisë mbi padrejtësisë, të lirisë mbi robërinë, të çlirimit mbi shtypjen dhe të humanizmit mbi fashizmin. Më lejoni që në këtë seancë solemne të shpreh nderim me përulësi ndaj të gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës, për lirinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës”.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari do të mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë të re”, u shpreh tutje Konjufca.