Robertson: Kurti e Vuçiq duhet të gjejnë marrëveshje në të kundërtën do të gjendemi përsëri në situatën e viteve ’90

Robertson: Kurti e Vuçiq duhet të gjejnë marrëveshje në të kundërtën do të gjendemi përsëri në situatën e viteve ’90

Lord George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s ka folur për fushatën ajrore të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, duke shtuar se ndihej i lehtësuar pasi që ishte përfshirë shumë në situatën e Kosovës.

“Kanë kaluar 25 vjet që nga fushata ajrore e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë dhe kjo për kosovarët
do të thotë diçka më shumë. 25 vjet të lirisë. Në të njëjtën kohë, kosovarët ju shohin juve, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n si shpëtimtarë”, tha ai

Intervista e plotë e realizuar me Lord George Robertson

RTV21: Dua të pyes, çfarë ndjenje ka një njeri që ka pasur fatin e një kombi në duart e tij?

Robertson: Epo, unë thjesht bëra punën që m’u dha të bëja. U bëra sekretari i shtetit për mbrojtjen nga Tony Blair, që unë kuptoj ka qenë në Kosovë këtë javë. Dhe prandaj, kur erdhi emergjenca,u ulëm me ministrat e Francës dhe Gjermanisë dhe disa nga vendet e tjera të NATO-s, dhe shikuam çfarë na thoshte inteligjenca, Kështu që ne e dinim çfarë po ndodhte. Ju e dinit por pjesa tjetër e botës nuk e dinte sa brutale dhe sa e tmerrshme ishin veprimet nga Millosheviqi, forcat e tij ishin në këtë pjesë të vendit, dhe prandaj ne duhet të bënim diçka për këtë. Kështu që unë nuk ndjeva një dorë të historisë mbi mua. Unë thjesht bëra punën që m’u dha të bëja.Unë isha ministër i mbrojtjes.Isha me sekretarin e jashtëm, Robin Cook, në atë kohë, një skocez tjetër. dhe ne e dinim që veprimi do të kërkohej. Kështu që ne e bëmë. Mirë.

RTV21: Ju ishit sekretari i mbrojtjes i Britanisë së Madhe në atë kohë kur fushata e bombardimeve nisi dhe pastaj përfundoi. Muaj më vonë ju morët postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. A ishte e vështirë të vendosnit për të bombarduar një vend duke marrë parasysh diversitetin e Aleancës Veri-Atlantike?

Robertson: Epo, unë isha ministri i mbrojtjes kur u mor aksioni për Kosovën, dhe kthehet pak më tej se 1999 deri në 1998,kur ministra të mbrojtjes dhe të jashtme të NATO-s u mblodhën së bashku në Vilën Mura në Portugali. Dhe na u tha atëherë, e kujtoj që kisha një shenjë të atë kohë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Havier Solana që thoshte duhet të bëjmë diçka. Ai tha, Millosheviqi thotë një fshat në ditë mban NATO-n larg. Ai tha, gjëra të tmerrshme po ndodhin atje. Ne e dimë sa e keqe është dhe prandaj, duhet të bëjmë diçka. Kështu në atë takim, miratuam një rezolutë Rezolutën 1244 të OKB-së dhe thamë, ose ndryshe nëse ai nuk bënte atë që OKB-ja i kërkonte të bënte dhe ai nuk e bënte, atëherë ne thamë ndryshe, që çoi në Marsin 1999, në vendimin për ta bombarduar Serbinë dhe Kosovën pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ishte një moment shumë, shumë i rëndësishëm, dhe e kujtoj atë shumë mirë. Ishte historike dhe një përgjegjësi e madhe ishte mbi supet tona.

RTV21: Por shumë e kritikojnë bashkësinë ndërkombëtare për intervenimin e NATO-s dhe bombardimin e asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia në atë kohë. Dhe shumë e përshkruajnë ndërhyrjen si një shkelje e ligjit ndërkombëtar. A ishte kjo një pikë kthese për ligjin ndërkombëtar dhe NATO-n?

Robertson: Po ishte. Sepse ne e dinim se duhet vepruar, madje edhe pa atë rezolutën e Këshillit të Sigurimit, që do të na kishte dhënë fuqi nën ligjin ndërkombëtar. Por ligji ndërkombëtar, e dini, erdhi para Kombeve të Bashkuara, ju e dini, ligji ndërkombëtar është një set rregullash që thotë nuk mund të sulmosh popullsia civile në mënyrën se si po e bënte Millosheviqi. Kështu që nuk kishte rëndësi për vendet anëtare të NATO-s dhe në tavolinën e Këshillit të NATO-s të gjithë ndienin se duhej bërë dhe të gjithë ato, të 19 vendet anëtare do të gjenin justifikimin e tyre ligjor për të bërë atë që të gjithë e konsideronin të jetë hap absolutisht i nevojshëm atë botë për të ndaluar një masakër që po ndodhte. një spastrim etnik i Kosovës, i popullsisë shqiptare
që po dëbohej nga vendi i tyre.

RTV21: Dhe si ndjeheshit në atë kohë kur lufta përfundoi, kur Jugosllavia u dorëzua?

Robertson: Epo, ndjeva lehtësim në atë kohë sepse ajo kishte përfunduar. Ndjeva lehtësim që rusët i kishin thënë Millosheviqit që do të ishin vetëm nëse do të kishte një invazion tokësor i Kosovës, jo, ne nuk kishim planifikuar atë, por sugjeruam që do të ndodhte. Kështu që ne e ndjemë të përligjur se kishim shpëtuar një popull.Kishim shpëtuar një komb. Dhe, e dini, çfarë thamë në fillim ishte që ushtria e Millosheviqit të dal jashtë NATO brenda dhe refugjatët në shtëpi. Dhe nëse nuk do të kishim vepruar, njerëzit, 2 milionë shqiptarë të Kosovës do të ishin shpërndarënë kampet e refugjatëve në të gjithë botën sot. Kështu që ndjeva një shkallë të krenarisë,një shkallë të kënaqësisë, dhe gjithashtu një shkallë të lehtësimit.

RTV21: Lord Robertson, a ishte e qartë për ju, për NATO-në, për Britanin e Madhe, për SHBA, që nga koha e bombardimeve që Kosova do të kishte një status tjetër nga ai asaj kohe. A ishte e qartë për ju se një shtet i ri do të dilte pas fushatës së bombardimit?

Robertson:  Mendoj se ishte plotësisht e qartë që Kosova nuk do të rrinte një pjesë e Serbisë. Nuk mund të ishte pas atyre që ndodhën dhe çlirimit që ndodhi. Por gjithmonë do të ishte e vështirë. E dini, nuk mund ta krijosh një shtet të ri nga ai që është tashmë një ekzistues. Pavarësisht provokimeve, pavarësisht veprimeve të tmerrshme që ndodhën. Kështu që e dinim se kishte një sfidë përpara.Por mendoj se ishte mjaft e qartë atë kohë që Kosova nuk do të mbetej kurrë, kurrë pjesë e Serbisë.

RTV21: Në vizitat e para pas luftës në Kosovë, ju thatë dhe po ju citoj: NATO nuk do të qëndroj anash dhe të shohë krijimin e një Kosove tjeter etnike. 25 vjet më vonë, ku e shihni Kosovën?

Robertson: Si një shtet multietnik. Duhet të jetë. Themelet e saj demokratike, zhvillimi i saj ekonomik varet nga sa është një shtet multietnik.Ne nuk ndërmorëm atë veprim ushtarak, nuk rrezikuam mijëra njerëz. nuk sulmuam objektivat serbe thjesht për të krijuar një tjetër shtet monoetnik. Dhe prandaj, është shumë e rëndësishme që serbët e Kosovës dhe grupet tjera etnike në Kosovë të ndjehen pjesë e shtetit që është tani në skenën botërore. Kështu që kam një porosi shumë të fortë që po sjell në këtë përvjetor, ky është një shtet multietnik. Duhet të mbetet një shtet multietnik. E gjithë e ardhmja e saj varet nga fakti se të gjitha grupet etnike në shoqëri ndjehen pjesë e saj

RTV21: Lord Robertson. Prej kohësh është dëshmuar nevoja për një mision paqeruajtës të NATO-s shumë thonë se ata kanë luajtur një rol në stabilitet jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ka edhe zëra që thonë se NATO-ja duhet të kishte dhënë më shumë fuqi Forcës së Kosovës.A është kjo mënyra për të përparuar sigurinë, stabilitetin dhe për të siguruar më shumë paqe?

Robertson:  Forca e Kosovës. KFOR ishte forca e NATO-s. nëse po flisni për forcat e armatosura në Kosovë po, ata tani kanë rikthyer kontrollin, ata janë shumë efikas. Do t’i shohim ata në parad gjatë ditës së nesërme. Dhe ata janë një forcë e vogël për ruajtjen e paqes këtu nën kupolën e NATO-s Është shumë e vogël në krahasim me numratqë fillimishtë ishin vendosur. Dhe ata janë këtu thjesht për të mbështetur forcat e armatosura të Republikës së Kosovës. Ka pasur krizë në Kosovë për disa vite, duke përfshirë veprime që u konsideruan terroriste në pjesën veriore të Kosovës. A ishte shtatori i vitit të kaluar, një pikë kthese në qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve ndërkombëtarë që siguria në Ballkan,sidomos në Kosovë, është në rrezik nga Serbia. Mendoj se ka një rrezik që rajoni të destabilizohet jo vetëm nga Serbia por edhe nga të tjerët që po luajnë në Ballkanin Perëndimor për një problem në rritje që mund të çojë në dhunën e tmerrshme që pamë në vitet 1990. Dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dëshiron të parandalojë Dhe prandaj ka një përpjekje të madhe diplomatike që po ndodh për të siguruar që ato dallime mendimesh, që është çfarë janë ato, nuk shndërrohen në një dhunë të tmerrshme që kemi parë në Ballkanin Perëndimor në vitet e 90-ta. Kështu që ka nevojë për një frymë pajtimit, i kompromisit në këtë kohë. Ju e dini, dhe i kam thënë Kryeministrit Kurti dhe do ta thoja edhe Kryeministrit Vuçiç, nëse do të takohesha me të, e dini, ju mund ta respektoni historinë, por nuk mund të jetoni në të, Ju duhet që të zgjidhni disa nga këto probleme me diplomaci dhe paqësisht rreth tryezës. Jo përmes përplasjeve në beteja ose në fushëbeteja ushtarake, Dhe prandaj, toleranca, kompromisi janë shenja e asaj që është Evropa. Nëse shikoni marrëdhënien midis Gjermanisë dhe Francës dhe merrni parasysh vitet e konfliktit ndërmjet miliona njerëzve që vdiqën si pasojë e luftërave ndërmjet vendeve evropiane kundër njëra-tjetrës, atëherë sot është mrekulli. Marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë, midis Belgjikës, Suedisë dhe Spanjës, këto vende që gjatë brezave luftonin njëra-tjetrën, tani janë në paqe, diskutojnë për çmimin e gjalpit ose mbi sa para të jepet në Ukrainë në vend të territorit atje gjithashtu.Kështu që Ballkani Perëndimor do të duhet të rritet nëse dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe pjesë e familjes së kombeve. Nëse dëshiron të ndërtojë prosperitet për popullin e saj, atëherë disa kompromise të mëdha do të duhet të bëhen dhe do të duhet të bëhen në Prishtinë dhe në Beograd. Nëse rajoni do që të jetë i pasur dhe i qetë përsëri.

RTV21: Po flasim për kompromisin. Çfarë do të thotë konkretisht kompromisi për Kosovën.Kemi parë që Kosova nuk është e gatshme të bëjë kompromise për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Dhe nga ana tjetër, Serbia nuk dëshiron ta njohë de facto Kosovën ashtu siç ka qenë, për të thënë, pajtuar në Ohër dhe në Bruksel vitin e kaluar.

Robertson: E dini, unë jam shumë kritik në kohët e fundit i gjeneralëve në detyrë, gjeneralëve të pensionuar, që komentojnë me autoritet çfarë po ndodh në fushën e betejës,qoftë në Ukrainë ose Gazë ose diku tjetër. Dhe jam po aq kritik i sekretarëve të përgjithshëm në detyrë, që heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre dhe ia lënë një brezi tjetër të përballen me të. Kështu që nuk dua të hyj në detajet e atij që po ndodh në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë sot. Bisedoj rregullisht me Catherine Ashton, që ishte dhe ende është e përfshirë. Bisedova dje me Marshalin e Aviacionit Stuart Peach, që qeveria britanike e emëroi emisar të posaçëm për Ballkanin. Dhe ata janë thellësisht të përfshirë në çështjet e këtushme. Por unë nuk jam. Unë vetëm iu bëj thirrje të gjithë udhëheqësve në Ballkan të mblidhen dhe të njohin, e dini, sepse historia do t’i gjykojë keq nëse nuk bëjnë kompromise dhe nëse nuk bëjnë bashkëpunim dhe nëse nuk janë tolerantë ndaj opinioneve të tjera. Këtë mëngjes e citova fjalët e Goran Svilanoviq që ishte ministri i parë i jashtëm pas Jugosllavisë së Millosheviqit dhe ai erdhi në selinë e NATO-s dhe tha: “A mund të imagjinoni sa i pasur do të ishte Ballkani sot nëse ne politikanët do ta kishim të njëjtin bashkëpunim ndër-etnik si kriminelët?” Dhe më bëri përshtypje se ishte kaq i zgjuar dhe shume relavant dhe kaq i rëndësishëm. Kriminelët nuk njohin etnicitetin, nuk njohin kufijtë, nuk njohin të gjitha territoret. Ata thjesht duan të vazhdojnë dhe të fitojnë para. Dhe më duket se ata duhet të mbyllen. Por njerëzit e Ballkanit duhet të kenë mundësinë të përfitojnë nga fakti që kufijtë janë të pasaktë etnicitetet, të tjera të pasaktuara. E ardhmja i përket, siç e ka ilustruar Bashkimi Evropian, atyre që janë të gatshëm të bëjnë kompromise dhe të ndërtojnë gjëra së bashku. Dhe kjo është porosia që dua të jap sot.

RTV21: Ju keni gjithashtu porosi për bashkësinë ndërkombëtare në Parlamentin Britanik kur folët rreth Kosovës dhe ngjarjeve në pjesen veriore të Kosovës, dhe po ju citoj përsëri: “Të jeni të ashpër me Serbinë shpaguhet. Njerzit në këtë pjesë të botës respektojnë fuqinë”. A ishte një veprim i fortë nga bashkësia ndërkombëtare vërtetë i nevojshëm në këtë kohë të veçantë. Çfarë mendoni se duhej të ishte bërë?

Robertson: Një qëndrim i fortë nga bashkësia ndërkombëtare është i nevojshëm gjithmonë. Tani Serbia e njeh forcën. Kështu bën edhe Rusia. E dini, jam marr me Rusinë nga një pozicion i fortë dhe pa dilema. Dhe ne krijuam Këshillin NATO-Rusi dhe deklarata e Romës dhe të gjitha këto gjëra nga të cilat Vladimir Putin tani është larguar sidomos pasi ai tani ka shkelur Kartën e OKB-së dhe të gjitha marrëveshjet për të cilat ai personalisht ishte përgjegjës dhe për të cilat Rusia ishte përgjegjëse. Kështu që duke qenë këmbëngulës është e rëndësishme me Rusinë sot, por gjithashtu edhe me këdo në këtë rajon që dëshiron të rikrijojë konfliktin e viteve 1990. Është e papranueshme për botën që të kthehemi tek ajo dhunë e tmerrshme, e papranueshme që pamë atëherë. Dhe ky mesazh duhet të shkojë tek të gjithë politikanët në rajon. Ata duhet të bashkohen nëse vërtetë duan të sjellin paqe dhe prosperitet për popullin e tyre.

RTV21: Ju keni qenë i zëshëm në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar shumë anëtarë të tjerë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ishin gjithashtu shumë të zëshëm duke folur për çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë në veçanti. Por do t’ju pyesja, a ishte një gabim për forcat britaniketë tërhiqen nga Ballkani, disa vite më parë?

Robertson:  Jo. Morëm këshillë ushtarak dhe politikanët morën vendimin që ne mund të tërhiqnim forcat në Bosnjë. Ne kishim 65,000 trupa në Bosnjë kur ndalëm luftën në 1995. Tani, nuk ka fare trupa të NATO-s atje, ka vetëm një forcë për ruajtjen e paqes nga Bashkimi Evropian. Ndoshta duhet të përforcohen për shkak të asaj çfarë po ndodh në Republikën e Serbe sot.Por, e dini, ne bëmë atë që duhej të bënim në atë kohë. Dëgjuam këshillën ushtarake dhe morëm një gjykim politik rreth zvogëlimit të trupave gjatë kohës. Dhe tani, nuk kemi dhunën qe pamë në vitet e ’90-ta.

RTV21: Dhe ju jeni përsëri, si Mbretëri e Bashkuar aktive, proaktive në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë, veçanërishtduke parë forcat e reja, forcat britanike në pjesën veriore të Kosovës?

Robertson:  Epo, e dini, unë ende jam një parlamentar britanik, jo i zgjedhur, por ende jam në Dhomën e Lordëve. Unë ende angazhohem me Ballkanin Perëndimor. Kosova është shkruar në zemrën time sepse isha shumë i përfshirë atëherë. Kështu që e përcjellë me kujdes dhe jap këshilla nëse më kërkohet. Pra, jam i shqetësuar për atë çka po bën Rusia duke ndërhyrë në këtë rajon. Unë shqetësohem që tensionet ndëretnike krijojnë jostabilitet, çka pengojnë investimet e jashtme. unë shqetësohem që mund të kthehemi përsëri në dhunë nëse politikanët nuk janë të zgjuar mjaftueshëm apo të arsyeshëm mjaftueshëm për të trajtuar problemet e tyre në një mënyrë paqësore. Kështu siç tha njëherë Madeleine Albright, unë jam një optimist që shqetësohem. Kështu jam unë.

RTV21: Dhe ju keni njohuri të mira për Ballkanin Perëndimor. Gjërat duket se po shkojnë drejt eskalimit pas invazionit të plotë të Ukrainës nga Rusia. A ka rrezik për ndonjë shpërthim të konfliktitnë Ballkanin Perëndimor, në Bosnjë, në Kosovë, gjithashtu?

Robertson: Nëse Ukraina humbet, nëse armiku nëse Putin fiton në Ukrainë, unë do të shqetësohesha në të vërtetë.rreth Ballkanit Perëndimor, sepse është një zonë ku ai është i fiksuar për ndikimin në të ardhmen. Nuk do të merret me vendet e NATO-s, sepse kjo do të thotë të merret me një aleancë bërthamore. Por, dini, unë do të shqetësohesha nëse do të thoja Moldavia ose Armenia ose Azerbajxhani sot dhe zonat përreth. Do të isha shumë i shqetësuar në Ballkanin Perëndimor nëse ai do të arrinte në Ukrainë dhe me atë agresion, pastaj do të shkonte në zona të tjera dhe do të sulmonte Perëndimin, jo jo nëpërmjet mjetesh ushtarake, sepse ai e di pasojat, por nëpërmjet luftës hibride, sulmeve kibernetike, vrasjeve të synuara, sabotazhi, ndërhyrjet në zgjedhje. Të gjitha këto janë në librin rus aktual, dhe ata i përdorin të gjitha. Sulmi kibernetik në Londër javën e kaluar dhe shërbimi i transfuzionit të gjakut që shkaktoi një emergjencë nga ana e testeve të gjakut, në kryeqytetin e vendit tim. Dhe njerëzit besojnë se ishte një organizatë kriminale ruse, por organizatat kriminale tani po drejtohen nga Kremlini gjithashtu. Kështu që do të shqetësohesha për fatin e Ukrainës sepse fati i tyre është i lidhur me fatin tonë gjithashtu.

RTV21: Lord Robertson ju keni takuar Presidentin Putin më parë. Ju keni pasur biseda me të, gjithashtu. A ishte Ballkani sfera e interesit të tij kur biseduat me të?

Robertson: Në ditët kur u takova me Vladimir Putin, e takova rreth nëntë herë gjatë kohës sime si sekretar i përgjithshëm, marrëdhëniet ishin miqësore. Ai ishte në anën tonë. Ai na ndihmonte në Afganistan. Ishte i ngazëllyer për atë që po bënim. Krijuam Këshillin NATO-Rusi. Kishim konferenca mbi aspektet ushtarake të kundërterrorizmit. Zhvilluam punëtori të partneritetit. Ai ishte një njeri shumë ndryshe nga agresori i dy viteve më parë, një njeri ndryshe nga ai që tani beson se thjesht mundt’i hiqni përgjegjësitë ndaj OKB-së, e dini, dhe të gjitha marrëveshjet që keni nënshkruar, përfshirëatë që ai vetë nënshkroi me mua më 28 Maj 2002. Ai është një njeri shumë ndryshe nga ai që po shohim tani. Por ai duhet të përballet me këtë. Ai ka bërë një gabim të tmerrshëm. Ai mendoi se mund të ndalte zgjerimin e NATO-s, dhe tani ka dy vende të reja në NATO. Ai mendoi se mund të ndajë Evropën, dhe ajo është më e bashkuar se kurrë më parë. Ai mendoi se mund të ndajë Evropën nga Shtetet e Bashkuara, dhe ata janë bashkuar së bashku. Ai mendoi se mund të merrte kontrollin e Ukrainës në tre ditë dhe tani dy vjet e gjysmë më pas ende lufton për të mbajtur një territor minimal që e fitoi në fazat fillestare. Kjo ishte një katastrofë totale për Rusinën dhe një katastrofë totale për Vladimir Putin. Dhe fati ynë varet shumë nga e ardhmja e popullit ukrainas.

RTV21: A ishte Kosova pjesë e bisedës me Presidentin Putin në atë kohë? A kërkoi ai ndonjë kompromis nga bashkësia ndërkombëtare kur u hap çështja e Kosovës në diskutimin, le të themi.

Robertson: Mendoj se rusët, përfshirë Putinin tani në mënyrë retrospektive pas ngjarjes, përdorin Kosovën si një shembull të atij që po bëjnë. Ata thonë se ju morët veprime ushtarake ndaj Jugosllavisë, ju e krijuat Kosovën, prandaj ju krijuat shembullin që ne tani po ndjekim. Por ai ishte i padijshëm për atë që po ndodhte në Kosovë në atë kohë dhe pse duhej të vepronim. Ai gjithashtu ishte injorant për faktin që Rusia ishte e përfshirë dhe e angazhuar gjithashtu. në Aeroportin e Prishtinës që po menaxhohej nga trupat ruse. Trupat rusë shërbenin edhe në Bosnje edhe në Kosovë. Ne ishim pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për të paqësuar dhe dhe për të kontrolluar forcat e dhunës në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë gjithashtu. Dhe unë do të dëshiroja vetëm që ai të kujtohej se ishin trupat ruse që na ndihmuan këtu për të ruajtur paqen pasi trupat e Milosheviqit u tërhoqën. Kjo do të ishte diçka qe unë mendoj se ai mund të ndjehej krenar, por duket se ka harruar.

RTV21: A ishte ndërhyrja ruse… saktësisht në këtë ditë të sotme 25 vjet më parë, kur rusët morën aeroportin e Prishtinës dhe gjithashtu kur marshuan në Prishtinë, qendrën e kryeqytetit të Kosovës. a ishte në atë kohë i qartë për ju qëllimi i Rusisë dhe i Putin për të krijuar jostabilitet?

Robertson: Jo. Presidenti Yeltsin në atë kohë urdhëroi disa një numër të vogël tankeve pa ujë dhe pa municion, pa mbrojtje për të hyrë në Kosovë dhe për të qenë aty si pjesë e çlirimit. E dini, ata nuk shkuan atje për të luftuar me trupat e NATO-s nuk shkuan atje për të luftuar me gjeneralin Jackson dhe KFOR-in. Ata ishin atje që t’i shtoheshin paqeruajtësve nga të cilë u kërkua të jenë në vend ndërsa trupat serbe tërhiqeshin. Dhe mendoj se njerëzit harrojnë se kjo është arsyeja se pse ky kontigjent shumë i vogël, i pambrojtur erdhi këtu. Dhe në fakt, gjenerali Jackson, me të cilin kam folur këtë javë, Gjenerali Mike Jackson vendosi që të mos ndërmarrë veprime kundër këtyre tankeve dhe i ofroi atyre mbrojtje nga një popullsi shumë e zemëruar shqiptare e Kosovës që i pa ata si armiq, ndërsa në fakt, ata ishin këtu për të forcuar paqeruajtësit në atë kohë. Por Gjenerali Jackson në atë kohë tha se ai nuk ishte i gatshëm të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore.

RTV21: Saktësisht kur trupat ruse hynë në Prishtinë. Ishte kaq e rrezikshme? A ishte situata kaq e rrezikshme për të shkaktuar një konflikt të vërtetë të madh në atë kohë?

Robertson: Mendoj që ajo që Gjenerali Jackson po thoshte  ishte që trupat ruse ishin aty për të qenë aty kur trupat tona të hynin dhe trupat serbe të dilnin. Pra ata ishin pjesë e KFOR-it, Ai nuk donte një konfrontim me Rusinë dhe Presidentin Yeltsin në emër të Rusisë, nuk donte një konfrontim as me NATO-n asnjëherë.

RTV21: Lord Robertson a e besoni se me z. Vuçiq në Serbi dhe Serbinë sot, pajtimi me Kosovën është i mundur?

Robertson: Po, natyrisht që është. Mendoj se nëse udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë i njohin detyrimet e tyre për të ardhmen e popujve të tyre, atëherë do të duhet të ndodhë një pajtim. Ju e dini, presidenti Vuçiq, i cili është, siç dini, është një person interesant. Ju e dini, ai po ndihmon Ukrainën, çka i kënaq rusët. Në anën tjetër, Rusia, ai është afër Rusisë në mënyra të tjera. Ju e dini, ai po krijon probleme në Republikën Serbe
dhe në Bosnjë Hercegovinë. Dhe në të njëjtën kohë, ai e di që populli i tij, dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kështu që, e dini, ai është një politikan që përballet në të njëjtën kohë në të gjitha drejtimet. Prandaj, e dini, ai duhet të dijë se nëse ai do që ta bëjë Serbinë pjesë të familjes Evropiane duhet të zgjidhë problemet që ka në rajon, të ndalojë ndërhyrjet në Bosnjë Hercegovinë, të njohë Kosovën si një vend të pavarur. Kjo është pjesë e Ballkanit Perëndimor të bashkuar, që vetë mund të ecë drejt pjesës tjetër të Evropës, drejt prosperitet ekonomik, paqes dhe përmbushjes.

RTV21: Por më lejoni t’ju pyes: a ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë një dështim nga ajo që kemi parë deri tani?

Robertson: Kemi dëgjuar dhe ka shumë zëra që thonë se ishte një dështim nuk funksionoi për shkak të, ta quaj, “butësisë” së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë. Nuk e di, dhe unë nuk do të përfshihem në detajet e çfarë po ndodh tani. Këto janë bisedime të ndjeshme, por unë kujtoj një bisedëme Kryeministrin Gjingjiq të Serbisë,një njeri, e dini, që kishte një horizont të gjërë, e dini, që kishte një vizion për të ardhmen e vendit të tij që nuk ishte i kufizuar nga historia e Jugosllavisë ose e Serbisë në tërësi. Tani, Serbia humbi një fuqi të madhe kur Gjingjiq u vra. Por unë besoj se, kryeministri Vuçiq, është një individ inteligjent, ai është një njeri i zgjuar, ai e di ç’do të thotë realiteti, ai është i arsimuar dhe megjithëse po luan lojëra të caktuara në momentin e tanishëm, ai e di që nëse vendi i tij do të pranohet në bashkësinë ndërkombëtare, ka gjëra që Serbia duhet të bëjë. Dhe ai e di se
në fund të fundit do t’i bëjë ato. Kështu që, e dini, ata që po bisedojnë në momentin e tanishëm me një barrë shumë të rëndë në shpatulla dhe u dëshiroj mirë. Nuk jam pjesë e asaj më. Dhe unë nuk kam pendesë për një moment. Por, e dini, unë mendoj se njerëzit duhet të shikojnë drejt të ardhmes, shikoni fëmijët e vegjël, e dini, që po ecin në rrugë, në shkolla në këtë moment. Mendoni për atë që ata do të dëshirojnë,
çfarë do të kenë nevojë në të ardhmen, që sot politikanët e sotëm të jenë pak më të zgjuar dhe pak më pajtues se sa kanë qenë deri më tani.

RTV21: Ju keni takuar udhëheqësit e Kosovës sot dhe ka përplasje mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, këto ditë.  A keni pasur mundësi t’i thoni Kryeministrit Kurti dhe udhëheqësve të Kosovës, t’iu qartësoni çfarë është e ardhmja e Kosovës dhe e ardhmja e marrëdhënieve
me bashkësinë ndërkombëtare?

Robertson: Ajo që unë i them Kryeministrit Kurti është të dëgjojë bashkësinë ndërkombëtare. I’a them këtë edhe Presidentit Vuqiç gjithashtu dhe udhëheqësve të Bosnjës Hercegovinës, Republikës Serbe, që bashkësia ndërkombëtare ka interesin tuaj në zemër dhe nëse ata janë kritikë, nëse iu bëjnë sugjerime që janë të papërshtatshme edhe atëherë dëgjojini. Sepse ata e dinë. Ata janë mjaftueshëm të dijshëm,Janë mendjehapur. Ata janë, e dini, thellësisht të interesuar për t’ju dhënë këshilla që duhet t’i dëgjoni me kujdes të madh. Kështu që kjo aplikohet në të gjithë rajonin e Ballkanit. Kështu që nuk i them asgjë Kryeministrit Kurti që nuk i them edhe të tjerëve nëse kam mundësinë për ta bërë këtë. E ardhmja e popullit të Kosovës dhe Serbisë është në duart e tyre. Nëse ata, nëse ata përdorin këto duar gabimisht atëherë e ardhmja është e zbehtë. Nëse ata janë dhe shikojnë në të ardhmen, atëherë nuk ka arsye pse Kosova dhe Serbia nuk duhet të jenë vende fqinje njësoj të pasura,barabartë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe njësoj pjesë e të ardhmes së Evropës.

RTV21: Më duket se ju vërtet keni shumë besim tek z. Kurti dhe tek z. Vuçiq se ata të mund të japin rezultat dhe se të dy do të pranojnë të punojnë së bashku dhe të ecin përpara?

Robertson: Jo vetëm besim. Detyrim. Po vendos detyrim mbi supet e tyre për të dëgjuar. Ju jeni dy persona që u jepni këshilla të drejta, të dobishme, ndoshta këshilla të pakëndshme kohë pas kohe. Të dy duhet të gjejnë një marrëveshje sepse në të kundërt, e dini, mund të gjendemi përsëri në në natyrën e tmerrshme të marrëdhënieve
gjatë viteve ’90. Kështu që askush nuk do të dëshirojë këtë për njerëzit. E dini, isha pjesë e një ekspozite
në Muzeun Kombëtar të Kosovës sot. Dhe shpresoj që sa më shumë njerëz që po e shikojnë këtë program të shkojnë në muze dhe të shohin fotografitë atje të trupave paqeruajtëse që erdhën pasi lufta mbaroi. Ju keni të bëni me njerëzit, ku shumica e fëmijëve në këto fotografi mund të jenë gjyshër sot e dini, por trupat që erdhën dhe i trajtuan ata me ndjeshmëri dhe me humanitet dhe ata menduan kur luftuan atje, që disa prej tyre janë në Kosovë sot, duke u kthyer për të rijetuar përvojën. Ata menduan se çfarë po bënin ishte një mision i lavdishëm për të shpëtuar një vend dhe për të lejuar këta fëmijë të rriten në paqe me të njëjtin gradë sigurie dhe paqe që fëmijët e tyre në shtëpi po përjetonin në atë kohë. Kështu që kur njerëzit shohin këto fotografi
në Muzeun Kombëtar, unë shpresoj se do të reflektojnë në shpresën që ne instaluam në atë kohë dhe pastaj të angazhohen mbi atë shpresë për të ardhmen.

RTV: Dhe sa kohë mendoni se do t’i nevojiten Kosovës trupat paqeruajtëse të NATO-s? Sa kohë është NATO-ja
gati të qëndrojë në Kosovë?

Robertson: E po, unë besoj, e sërish unë nuk jam më aty, por ata janë aty për aq kohë sa është e nevojshme
dhe për aq kohë sa iu kërkohet. Unë shpresoj që do të jetë një periudhë shumë e shkurtër shpresoj që do të jetë një periudhë e shkurtër dhe pastaj populli i këtij rajoni do të kujdesen për punët e tyre. Pasi të kenë dëgjuar bashkësinë ndërkombëtare që kujdeset për ta.

RTV21: Dhe më lejoni të ju pyes, ka disa shtete anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përkundër kësaj, a besoni që Kosova ka arritur maturinë e saj për të qenë në Partneritetin për Paqen ose edhe një hap më larg, anëtar i NATO-s?

Robertson: Po më kërkoni përsëri të jem një sekretar i përgjithshëm në detyrë dhe refuzoj ta bëj atë.Në një moment të caktuar, Këshilli i Atlantikut Verior do të duhet të marrë një vendim. Shpresoj në fund të fundit që Kosova dhe Serbia do të bëhen anëtarë të plotë të NATO-s. Ky është qëllimi im. Kjo është shpresa ime. Sepse këto janë dy vende të rëndësishme që mund të shtojnë shumë substancialisht në sigurinë e Evropës. Ju e dini, kjo nuk është një ëndërr e pamundur, por është një ëndërr që unë kam. Sa më shpejt të vijë, aq më mirë.

Shpërndaje në: