Donika Gërvalla e quan gënjeshtar të madh Xhavit Halitin, kjo është arsyeja
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla i ka reaguar deputetit të PDK-së, Xhavit Halitin pasi ky i fundit tha se “Rugova ka kërkuar azil në Gjermani, thoshin se UÇK-ja do ta vras nëse vjen në Kosovë”, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e ka quajtur “gënjeshtar” Xhavit Halitin.
Postimi i saj i plotë:
Ky Xhavit Haliti është thjesht një gënjeshtar i madh! Më shumë nuk ka çfarë të thuhet as për të e as për deklaratat e tij.
Posted by Donika Gërvalla on Tuesday, June 11, 2024
Haliti këtë deklaratë e tha gjatë debatit në Dukagjin, ku po diskutohet se “Kush e çliroi Kosovën?”.
Deklaratat e Halitit për azil politik janë kundërshtuar nga analisti Dardan Gashi, i cili e akuzoi atë për dezinformim.