Rohde i reagon Qeverisë për deklaratat kundër QUINT’it: Nuk jemi këtu për të ndëshkuar por për të mbështetur

Rohde i reagon Qeverisë për deklaratat kundër QUINT’it: Nuk jemi këtu për të ndëshkuar por për të mbështetur

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i ka reaguar Qeverisë Kurti për reagimet që bëri ky institucion në drejtim të vendeve të QUINT’it, BE dhe OSBE’së.

Në një postim në ‘X’, Rohde ka cituar raportin e juristëve të shqua të KE’së: “Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare”.

Rohde tha se BE, OSBE dhe CoE janë organizata në të cilat Kosova përpiqet të bëhet anëtare.

Ai tha se QUINT’i, BE dhe OSBE, nuk janë këtu për të ndëshkuar por për të mbështetur.

“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së Quint/BE/OSBE-së për shpronësimin, më lejoni të citoj nga raporti i Juristëve të shquar të KE-së: “Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare. “ BE, OSBE dhe CoE janë organizata në të cilat Kosova përpiqet të bëhet anëtare. Për të vazhduar me këtë, do të ndihmonte nëse këshillat tona të përbashkëta me ta do të konsideroheshin. Ne nuk jemi këtu për të ndëshkuar, por për të mbështetur”, ka shkruar Rohde.

Pesë ditë më parë Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT’it të cilat nuk u pajtuan me Qeverinë e Kosovës rreth vendimit për shpronësimin në veri të Kosovës.

Në njoftimin e Qeverisë thuhej se shprehin keqardhje për Deklaratën e shteteve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së lidhur me vendimin e datës 30 maj mbi shpronësimin e pronës së paluajtshme në disa komuna në veri të Republikës së Kosovës.

Shtetet e QUINT’it, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë si dhe OSBE në të njëjtën ditë kishin dalur me reagim në lidhur me vendimin e 30 majit të Qeverisë së Kosovës, për shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, për çka kanë shprehur keqardhjen për këtë vendim, pasi sipas tyre është në kundërshtim me ligjin.

Në këtë deklaratë të përbashkët nga QUINT, Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë si dhe OSBE, thuhej se ndjejnë keqardhje për vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për 30 maj për të finalizuar shpronësimin e mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Disa nga misionet tona kishin ndarë më herët me Qeverinë vlerësimet e ekspertëve juridikë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, duke treguar se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar. Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim.”, thuhej ndër të tjera në këtë reagim.

Shpërndaje në: