Vazhdon përplasja: Tayna i kundërpërgjigjet ish-menaxherit Hykolli
Këngën që lansoi mbrëmë Tayna është larguar nga youtube për shkak se thuhet te të drejtave të autorit derisa statuset mes Taynas dhe Rinorit nëpër rrjetet sociale janë duke vazhduar.
Pas një reagimi të Rinorit, ka reaguar prapë Tayna e cila ka shkruar në një story në Instagram.
“ Artisti s’ekziston pa talentin! Se ku hyn ti këtu, vetëm ti e di. Prej dashnisë kam ardh’e me shume mund jam rrit. Zoti më dhuroi talentin me ia tregu botes se kush jam, e jam falënderues tij për këtë deri në përjetësi”, ka shkruar ajo.
“E kam vlerësu punën e të gjithë bashkëpunëtoreve te mi gjithmonë, aq sa kam besuar ne ta e symbyllur kam ec me ta…e ndoshta kjo ka qen gabim. E meqë qenka merita jote qe prodhoke artiste e meqe je burre (…) atehere bej artiste dike tjetër, më lër mua mosmirënjohësen. Te tjerat ja le drejtësisë. Kanë dosje t’madhe me analizu e studiu. Si biznesmen qe je, burrë e fabrike Artistesh, paç fat!”, ka shkruar ndër të tjera Tayna.