Dita e Çlirimit të Kosovës- Përparim Rama e injoron komplet UÇK-në, krejt meritat ia lë Ibrahim Rugovës

Dita e Çlirimit të Kosovës- Përparim Rama e injoron komplet UÇK-në, krejt meritat ia lë Ibrahim Rugovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama meritat për çlirim e liri ia lë veç ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Postimi i tij i plotë:

Çlirimi i Prishtinës dhe krejt Kosovës, pa kontributin e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, nuk do ta kishte as trajtën që e mori e as lirinë që e gëzojmë.

Raportet e tij të jashtëzakonshme miqësore e diplomatike me SHBA-të dhe miqtë tjerë, e vendosën Kosovën në horizontin dhe agjendën e tyre.

Jehona e emrit të tij edhe sot e ka po të njëjtën zhurmë, peshë e rëndësi.

Shpërndaje në: