Bënte gara me veturë në magjistralen Ferizaj-Shtime, arrestohet 24-vjeçari
Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia në Ferizaj pasi që i njëjti në fshatin Koshare ka bërë gara të shpejtësisë me një veturë tjetër, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion me shpejtësi 118 kilometra në orë, në zonën e kufizimi 50 km.
Ndaj të dyshuarit me iniciale Ç.F., është shqiptuar gjobë për kundërvajtje, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 400 euro, 4 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 10 muaj.
“Ndërsa, shoferi i veturës tjetër Peugeot me targa vendore ka lënë veturën në rrugë dhe është larguar në drejtim të panjohur, për të cilin policia është në kërkim të tij. Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thotë policia në njoftim.