Avionët ushtarakë rus shkelin hapësirën ajrore finlandeze
Një avion ushtarak rus raportohet se ka shkelur hapësirën ajrore finlandeze herët sot, duke fluturuar brenda 3.5 kilometrave nga kufiri, tha në një deklaratë ministria e Mbrojtjes e Finlandës.
Incidenti në Gjirin lindor të Finlandës zgjati rreth dy minuta, tha ministria.
“Ne po e marrim seriozisht shkeljen e dyshuar dhe një hetim ka filluar menjëherë,” tha ministri finlandez i Mbrojtjes Andi Hakanen.
Shkelja e fundit e konfirmuar e hapësirës ajrore finlandeze nga avionët rusë ndodhi në gusht të vitit 2022, tha ministria në deklaratën e saj.