Kurti, Blairit: Ndihemi të nderuar me prezencën tuaj, gjatë fjalimit tuaj s’kishte pozitë-opozitë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur sot në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blairin.
Kurti tha se ndihet i nderuar me prezencën e Blairit në Kosovë.
“Faleminderit kryeministër Blair. Është nder i madh që të kemi në mesin tonë. Faleminderit për fjalimin e mrekullueshëm në parlament. Për ato minuta sa ju folët, nuk kishte pozitë dhe opozitë”, tha Kurti gjatë takimit me ish-kryeministrin britanik.
I pari i Qeverisë shprehu konsideratë të për ish shefin e qeverisë britanike.
“Një mik në ditë të vështira është një mik i vërtetë. I tillë është kryeministri Blair”, tha Kurti.
Zyra e Kryeministrit ndau pamje edhe nga takimi Kurti-Blair.