Ancelotti ia lë derën hapur Toni Kroosit: Nëse pendohet, mjafton vetëm të më telefonoj
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se mesfushori Toni Kroos mund të kthehet në skuadër nëse dëshiron.
Maestro gjerman njoftoi se do të varte këpucët pas përfundimit të Kampionatit Evropian dhe më 1 qershor luajti ndeshjen e fundit me skuadrën e Los Blancos në finalen e Champions League, e fituar 2-0 ndaj Borussia Dortmundit, transmeton GazetaBlic Sport.
“Unë i thashë tashmë Toni Kroos se nëse ai ndryshon mendje, një telefonatë dhe ne fillojmë përsëri”, tha Carlo Ancelotti në një intervistë për “ilGiornale”.
“Unë nuk e konsideroj veten një person të vjetër. Nuk e ndjej. Unë jam një djalë i ri i pjekur,” tha me buzëqeshje Carletto, i cili foli edhe për partnerin afatgjatë të Toni Kroos në mesfushë, Luka Modric: “Ai është një shembull unik i cilësisë dhe humanizmit”.