Serbia arreston vëllain e ish-nënkryetares së Leposaviqit, pretendohet se bashkëpunoi me AKI-në
Sigurimi serb në Rashkë ka arrestuar, Dragan Aksentijeviq, mbi dyshimet se bashkëpunonte me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Mediumi serb, Alo, raporton se Aksentijeviqit i është caktuar edhe masa e paraburgimit deri në 3.
Ai njihet edhe si vëllai biologjik i ish-nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, për të cilën hetimi supozon se i ka ndihmuar me gjithë zemër në spiunim në llogari të kryeministrit Albin Kurti.
Sipas të dhënave të siguruara nga autoritetet hetuese serbe, në gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq veçanërisht ka intensifikuar aktivitetet e natyrës inteligjente dhe subversive me mikun e tij të vjetër Milan Vukashinoviq, i njohur si Duduk, nga Leposaviqi.
Që të dy, me urdhër të drejtpërdrejtë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe Policisë së Kosovës kanë vepruar në zonën e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në zonën e komunës së Leposaviqit, thuhet tutje.
Alo, përmend se Aksentijeviq dhe Vukashinoviq dyshohen se me urdhër të drejtpërdrejtë të anëtarëve të strukturave të inteligjencës shqiptare, Rr. P., B. Sh., F. Xh. dhe F. G., kanë fotografuar dhe incizuar fshehurazi bazat ushtarake dhe policore serbe pranë vijës administrative, si dhe aktivitetet e anëtarëve të strukturave të sigurisë së Serbisë.
Të dhënat dhe fotot e mbledhura si dhe videot i janë përcjellë të lartpërmendurit P. në Prishtinë, për të cilën Alo thotë se ata morën 500 euro për 15 deri në një muaj si kompensim.
Madje sipas Alo, ata morën dhuratë një telefon cilësor, me opsione të avancuara për të bërë foto dhe për zmadhimin e fotove dhe ka të dhëna serioze se çmimi kryesor i tyre ka qenë lënda narkotike, kryesisht kokaina, të cilën e kanë konsumuar në shoqërinë e miqve të tyre.
‘’Përveç kësaj, sipas informacioneve të marra nga Alo! erdhën ekskluzivisht, ata fotografuan edhe ish-pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë Serbe, të cilët sipas njohurive të tyre dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktet e armatosura në Kosovë në fund të viteve të 90-ta, dhe të cilët aktualisht janë në pension dhe jetojnë në zonën e Leposaviqit apo në veri të Kosovës’’.
Në gjashtë muajt e fundit, Aksentijeviq veçanërisht ka intensifikuar aktivitetet e natyrës inteligjente dhe subversive me mikun e tij të vjetër Milan Vukashinoviq, i njohur si Duduk, nga Leposaviqi.
‘’Që të dy, me urdhër të drejtpërdrejtë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës dhe Policisë së Kosovës kanë vepruar në zonën e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në zonën e komunës së Leposaviqit’’.