25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Tony Blair e Edi Rama vizitë në Kosovë
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, do t’iu adresohet me një fjalim deputetëve të Kosovës nga ora 10:00.
Miku i madh i shqiptarëve gjatë ditës do të pritet në takim nga i pari i kryeqytetit Përparim Rama në orën 12:30.
Gjatë këtij takimi në objektin e ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ish-kryeministri britanik do të nderohet me çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit.
Çmimi Çelësi i Qytetit do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me të parin e Prishtinës nga ora 16:00.
Edi Rama është i ftuar të merr pjesë në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 11:00.