Aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona
Katër vetura janë përfshirë në një aksident të dielën në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Aksidenti ka ndodhur në ora 07:00 të mëngjesit. Të lënduar kanë mbetur tre persona.
“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.