Rrëzohet avioni në Pisa, dy të vdekur
Një avion u rrëzua në tokë në zonën e San Miniato ku si pasojë humbën jetën dy persona.
Avioni, për arsye që do të konstatohen, u rrëzua rreth orës 11:30 në fluturimin Toscany. Trupat e viktimave – dy meshkuj të moshës 40 dhe 50 vjeç, banues në Valdera – kanë mbetur të bllokuar dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë.
Piloti, mësojmë nga burime hetimore, ishte shumë ekspert. Shkak i aksidentit mund të ketë qenë një dështim i papritur i cili e ka lënë avionin të padrejtuar.
Do të nevojiten raporte të sakta teknike, thotë policia, për të pasur një pasqyrë më të saktë të asaj që ka ndodhur.