Aksident mes veturës dhe biçikletës, lëndohet rëndë 14 vjeçari
Një 14-vjeçar është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete mbrëmë në Dobërdelan të Suharekës.
Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit tha se çiklisti i mitur është dërguar për tretman mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një çiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Çiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.