Mbahet testi me shkrim për prokurorët e rinj, marrin pjesë 281 kandidatë

Mbahet testi me shkrim për prokurorët e rinj, marrin pjesë 281 kandidatë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka organizuar mbajtjen e testit me shkrim, në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Në testin me shkrim janë duke marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 meshkuj dhe 131 femra, prej të cilëve dy janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve.

Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, është duke mbikëqyrë rrjedhën e mbajtjes së testit me shkrim.

Ky proces është duke zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së.

Shpërndaje në: