Remi përfshihet në debatin e fundit: Vetëm falë UÇK’së sot e gëzojmë lirinë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka reaguar pas debatit të fundit rreth asaj se çfarë ka bërë UÇK-ja në luftë.
Remi thotë se vetëm falë angazhimit të UÇK-së sot shqiptarët e Kosovës e gëzojnë lirinë.
“UÇK e vogël me përkrahje të madhe është vet Çlirimi i Kosovës. UÇK mobilizoi gjithë Kombin, ashtu mori në përkrahje gjithë botërore bashkë me aleancën NATO në ndihmë për të fituar Lirinë. Gjithë këto vinë vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak të UÇK-së, sot gëzojmë lirinë… tjerat vijnë pasë si mbështetje e kohës…”, ka thënë ai.