Dërgimi i draftit në Komisionin e Venecias, Haziri: Kurti e di se marrëveshja e tij e keqe nuk kalon, prandaj edhe kërkon një komision jashtë vendit

Dërgimi i draftit në Komisionin e Venecias, Haziri: Kurti e di se marrëveshja e tij e keqe nuk kalon, prandaj edhe kërkon një komision jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka folur edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri thotë se këto manovra të Kurtit atij ia kanë dhënë vlerësimin tek partnerët e Kosovës, si një udhëheqës që nuk e mban fjalën dhe iu ikë përgjegjësive shtetrore.

“Një Kryeministër si Kurti që i beson më shumë Komisionit te Venecias se Gjykatës Sovrane të Kushtetuës së Republikës së Kosovës është për tu pa si sihariqi i ri apo mosbesuesi më i madh edhe i vet marrveshjes që Kurti dhe Vucic e kanë pranu. Këto manovra politike ja kanë dhënë atij vlerësimin tek partneret e Kosovës si udhëheqës që nuk e mban fjalën dhe i ike përgjegjesive shtetnore. Kosovën e ka vendos në pozicionin e vendit me politika të këqija dhe këto politika të keqija rrezikojnë komunitetet etnike”, tha Haziri.

Tutje ai thotë se Kurti nuk mund të ikë nga obligimet e tij por vetëm po tenton të blej kohë. Atje ku shton se iniciativa për Venecia erdhi pas rizgjedhjes së Kryetarës së Gjykatës Kushtetuese, ku thekson se marrëveshja e Kurtit nuk do të kaloj.

Haziri potencon se Kurti frikësohet se marrëveshja nuk kalon dhe prandaj po kërkon një komision jashtë Kosovës.

“Nuk mund të ikë apo eskivon obligimeve të tij por vetëm po blen kohë. Këtë e bënë për qëllime dhe konzum brenda vendit. Si duket lajmi më i keq për të nuk është deklarata e Stanos por iniciativa për Venevia erdhi pas rizgjedhjes së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese javën e kaluar. Unë e uroj për mandatin e ri dhe besoj në paanësi të kësaj gjykate. Marrëveshjen e keqe të Kurtit nuk e kalon por verdikti i tyre do të ndihmon Kosovën dhe karakterin unikë të organizimit shtetnor. Kësaj i frikohet Kurti dhe kërkon një komision jashtë Kosovës edhe pse nuk ka qenë askund dhe asnjeherë i permendur në bisedime”, përfundoi Haziri.

Shpërndaje në: