Përparim Rama i bashkohet Paradës së Krenarisë
Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” ka nisur mbledhja në sheshin e Prishtinës për të shënuar Javën e Krenarisë për këtë vit.
Me paradën e sotme në shesh do të përmbyllet Java e Krenarisë për këtë vit.
Në paradë u bashkua edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni momente nga fillimi i këtij eventi.