Ambasadori i Italisë: Nuk jemi kundër hapjes së Urës së Ibrit, duhet koordinim me ndërkombëtarët

Ambasadori i Italisë: Nuk jemi kundër hapjes së Urës së Ibrit, duhet koordinim me ndërkombëtarët

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu thotë se hapja e urës mbi lumin Ibër duhet të bëhet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë.

De Riu ka thënë se ky veprim, reflekton në aspektin e sigurisë dhe si i tillë duhet të vlerësohet me kujdes.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se Italia nuk është kundër hapjes së urës, porse shton se kjo duhet të bëhet në koordinim me Bashkimin Evropian, vendet e QUINT-it dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi.

Hapja e urës, siç është thënë edhe në nivel të Bashkimit Evropian dhe të Quint-it, duhet të jetë një akt i përbashkët përmes një operacioni të koordinuar me faktorët ndërkombëtarë. Prandaj, ajo që kërkojmë, si në shumë situata të tjera, është që të ketë koordinim me komunitetin ndërkombëtar. Hapja e kësaj ure, duke pasur reflektime nën aspektin e sigurisë, sipas nesh duhet të vlerësohet me kujdes. Nuk jemi kundër hapjes së urës, por kërkojmë, si në shumë situata të tjera, që të ketë një koordinim me Bashkimin Evropian, me vendet e QUINT-it dhe me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi”, thotë De Riu.

Shpërndaje në: