Haxhiu për Kusari-Lilën: I detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radoiçiqit

Haxhiu për Kusari-Lilën: I detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radoiçiqit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje Prokurorisë që të intervistoj shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilën, në lidhje me bisedën e saj me Millan Radoiçiqin, i cili qëndron pas sulmit të Banjskës.

Po ashtu, përmes një postimi në Facebook, Haxhiu shprehet si i detyruar për të ngritur padi ndaj, siç e quan ai, ‘vendases’ së Radoiçiqit, si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror.

“I bëj ftesë Prokurorisë që të merret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkëpunimin e saj me terroristin Radoiçiq të BIA-s serbe”, shkruan deputeti.

“Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radoiçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror”.

Shpërndaje në: